Dy personat e plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në Prishtinë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve brenda Qendrës Emergjente, të cilat kanë bërë të ditur për gazetaren e Klan Kosova, Arbreshë Uka, njëri nga të plagosurit është dërguar menjëherë në sallën e operacionit, ku po trajtohet nga ekipet kujdestare të kirurgjisë vaskulare dhe abdominale. Gjendja e tij raportohet e rëndë dhe jo stabile.
Ndërkohë, i plagosuri i dytë po trajtohet në Qendrën Emergjente dhe ndodhet nën vëzhgim. Edhe gjendja e tij vlerësohet e rëndë, por aktualisht stabile.
Sipas të njëjtave burime, të plagosurit janë të moshave 1990 dhe 1995.