Një rast i dhunës në familje është raportuar më 14 prill në Lipjan, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për ushtrim të dhunës psikike.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, viktima femër kosovare ka deklaruar se është përballur me dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, raporton KlanKosova.tv.
Pas raportimit, të dy palët janë shoqëruar në stacion policor. Me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Lipjan 14.04.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti i saj. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”.