Bayern Munich ka siguruar një kualifikim të madh në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores spektakolare ndaj Real Madridit 4-3, ndërsa trajneri Vincent Kompany vlerësoi karakterin e skuadrës së tij.
“Ishte një ndeshje shumë emocionale. Kishim shumë posedim dhe gjithmonë ndjenim se mund të shënonim. Por Real Madridi është Real Madrid – gjithmonë është i rrezikshëm”, u shpreh Kompany për DAZN.
Tekniku belg theksoi forcën mendore të lojtarëve të tij, të cilët reaguan pas çdo goditjeje gjatë ndeshjes.
“Djemtë ishin shumë të fortë mendërisht për t’u rikthyer pas vështirësive. Edhe tifozët na ndihmuan shumë. Qëndruam të qetë dhe gjithmonë besuam se momenti ynë do të vinte”, shtoi ai.
I pyetur nëse kjo ishte ndeshja më e madhe e karrierës së tij si trajner, Kompany dha një përgjigje karakteristike.
“Po, por ndeshja e radhës është më e madhja. Ne vazhdojmë përpara”, përfundoi ai, duke treguar fokusin maksimal të Bayernit pas këtij suksesi.