Screenshot
April 16, 2026
1 min read

Vdekja e punëtorit në Shtime, prangoset një person

48-vjeçari, Isuf Bislimi është punëtori i cili vdiq tragjikisht të mërkurën në vendin e tij të punës në Shtime.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një kompani, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Lidhur me rastin një person mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop