Screenshot
April 16, 2026
1 min read

Aksion i gjerë për sigurinë në punë, angazhohen 30 inspektorë në gjithë vendin

Numri i lartë i personave që kanë humbur jetën në vendet e punës, ka bërë që Inspektorati Qendror i Punës të dalë në terren për të inspektuar bizneset.

Inspektimi po kryhet në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Ferizaj.

Lidhur me këtë, koordinatori Ahmet Delolli, tha se plani operativ do të zhvillohet në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës.

“Me 15 ekipe të inspektorëve. Në gjithsej  inspektorë të angazhuar në terren 30, i cili do të zgjasë në 14 ditë vijuese të aksionit”, tha Delolli para mediave, njofton Klankosova.tv.

“Për më tepër zonat dhe subjektet të cilat do të inspektohen, do të jenë të ndara ndërmjet koordinatorëve të rajoneve përkatëse”, shtoi ai.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop