April 16, 2026
1 min read

AKB: Miliardat e kosovarëve në TRUST po mbesin jashtë funksionit të zhvillimit ekonomik

Aleanca Kosovare e Bizneseve  shpreh shqetësim të thellë për mënyrën se si miliardat e qytetarëve të Kosovës, të akumuluara në Fondin e Kursimeve Pensionale (TRUST), vazhdojnë të mbesin jashtë funksionit të zhvillimit ekonomik të vendit.

Sipas një komunikate, AKB vlerëson se deri në fund të vitit 2025, ky fond ka arritur mbi 3.2 – 3.4 miliardë euro, me rreth 250 – 300 milionë euro kontribute të reja çdo vit dhe kthim mesatar prej 4% – 7%, që gjeneron deri në 200 milionë euro fitim vjetor.

“Megjithatë, përkundër këtij potenciali të jashtëzakonshëm financiar, ekonomia vendore mbetet e dobët, bizneset përballen me mungesë serioze të kapitalit, papunësia vazhdon të jetë e lartë,\ ndërsa importi dominon tregun”.

AKB vlerëson se është e papranueshme që një fond me përmasa miliardëshe të mos ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Latest from Blog

Go toTop