April 16, 2026
1 min read

Kuvendi mblidhet të premten, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë plenare të premten.

Seanca do të mbahet me fillim nga ora 10:00.

Në mesin e pikave që do të diskutohen në seancën e nesërme është edhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë të datës 30 mars për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza.

Pikë tjetër që do të vihet para ligjvënësve për shqyrtim është edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Më poshtë rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,
6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. 

Latest from Blog

Go toTop