April 16, 2026
1 min read

Haxhiu takon ministrin belg-flasin për anëtarësimin në BE, KiE dhe NATO

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Maxime Prevot.

Në komunikatën për media thuhet se Haxhiu e e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur që Belgjika i ka dhënë Kosovës ndër vite.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, si dhe kontributi i rëndësishëm i mërgatës në Belgjikë në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

“Bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për investim dhe partneritet ndërmjet dy shteteve”, thuhet në komunikatë.

Haxhiu gjithashtu ka theksuar rëndësinë e avancimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.

Latest from Blog

Pesë prioritetet e Barcelonës këtë verë

Barcelona ka pesë prioritete në afatin kalimtar veror, sipas Diario Sport. Ata fillimisht duan të zgjidhin situatën e të huazurave, Marcus Rashford dhe Joao Cancelo. Më pas, katalunasit duan të finalizojnë situatat e
Go toTop