April 16, 2026
1 min read

Policia në Vushtrri arreston një person për posedim të substancave narkotike

Gjatë ditës së sotme zyrtarët policor në Vushtrri kanë identifikuar një kundërvajtës në trafik.

Pas dhënies së shenjës për ndalim nga ana e policisë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur, mirëpo pas një ndjekjeje të shkurtër, njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10.8 gram.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa në stacion policor janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet.

Latest from Blog

Go toTop