Avokati mbrojtës i familjes Ademaj, Leutrim Syla, ka thënë se ka pasur një organizim të madh mes të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Sipas tij oferta për kryerjen e vrasjes është bërë një vit para krimit.
Sot flasim në emër të asaj që nuk është më këtu. Flasim në emër të fëmijëve të saj, të familjes, si dhe në emër të gjithë popullit shqipfolës që ka bashkëndjerë me këtë rast.
Në secilën seancë është vërtetuar se ky krim makabër do të zbardhej nga vetë të akuzuarit.
Nga zhvillimi i procesit shihet se, nëse në fillim ka pasur koordinim mes tyre, në fund Kokalla dhe Plava nuk ia lanë fajin vetëm njërit, por përgjegjësia është shpërndarë mes tyre.
Ne kemi pasur përballë një ekip hetues jashtëzakonisht të përkushtuar, puna e të cilit është reflektuar në ekzaminime profesionale dhe të detajuara.
Pretendimet për çrregullime mendore janë përdorur si përpjekje për t’u arsyetuar.
Sipas provave, oferta për kryerjen e vrasjes është bërë një vit para krimit. Madje, sipas Kushtrimit, këto oferta u janë bërë rreth 100 personave. Është e pakontestueshme se pa bashkëpunimin e tyre, kjo vrasje nuk do të mund të kryhej”, ka thënë avokati.