Qytetarët janë ankuar për probleme në marrjen e shërbimeve në platformën digjitale, eKosova.
Ka pasur disa ankesa për vështirë në kyçje, por edhe gjatë funksionimit.
Disa prej tyre kanë arritur të kyçen dhe të klikojnë mbi opsionet e caktuara, por automatikisht llogaria është mbyllur, ndërsa në rastet e tjera, faqja nuk është hapur fare.
Klan Kosova ka kërkuar sqarim nga eKosova, por të njëjtit e kanë mohuar se janë evidentuar probleme teknike, e po ashtu thonë se s’ka pasur ankesa.
“Pas shqyrtimit të çështjes dhe konsultimit me stafin përkatës, ju njoftojmë se nuk është evidentuar asnjë problem teknik me platformën eKosova, si dhe nuk janë regjistruar ankesa nga qytetarët lidhur me funksionimin e saj. Platforma ka funksionuar normalisht dhe pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës në fjalë.”
Megjithatë, më poshtë janë vetëm disa nga rastet që dëshmohet se platforma nuk ka qenë funksionale.
