April 17, 2026
1 min read

E rëndë: Zyrtari korrektues vdiq pasi u rrokullis me traktor

Zyrtari korrektues i Kosovës, Granit Sherifi ka vdekur sot tragjikisht, pas rrokullisjes me traktor.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se Granit Sherifi është dërguar në QKUK për ndihmë mjekësore, nga ku janë njoftuar se persona ka ndërruar jetë.

“Policia në koordinim me prokurorinë po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Ahmeti

Ndërsa faqja zyrtare e Shkërbimit  Korrektues të Kosovës, me anë të një telegram ngushëllimi ka bërë të ditur se lajmi për vdekjen e tij ka prekur rëndë të gjithë kolektivin, duke e cilësuar Sherifin jo vetëm si koleg, por edhe si mik dhe njeri me shpirt të madh.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop