Barcelona ka pesë prioritete në afatin kalimtar veror, sipas Diario Sport.
Ata fillimisht duan të zgjidhin situatën e të huazurave, Marcus Rashford dhe Joao Cancelo.
Më pas, katalunasit duan të finalizojnë situatat e Marc Casados dhe Andreas Christensenit.
Si pikë të tretë kanë rinovimin e kontratës së Robert Lewandowskit.
Caku i tyre në mbrojtje është qendërmbrojtësi i Interit, Marco Bastoni.
Në fund, si pikë e pestë është transferimi i një qendërsulmuesi.