April 20, 2026
1 min read

29 ‘bixhozxhinjtë’ e kapur në Mitrovicë e Vushtrri rrezikojnë paraburgimin

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 29 personave të arrestuar gjatë një aksioni policor që ka goditur veprimtaritë e dyshuara për bixhoz të paligjshëm dhe skema piramidale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, i cili ka bërë të ditur se pritet të mbahet seanca për caktimin e masës.

Aksioni ishte zhvilluar në Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skenderaj, ku janë kontrolluar rreth 50 lokacione, përfshirë lokale dhe shtëpi private.

 Gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova materiale, përfshirë rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri, si dhe pajisje e materiale të përdorura për aktivitetet e dyshuara të kundërligjshme.

Me vendim të prokurorit kompetent, 29 të dyshuarit ishin dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Latest from Blog

Këto janë 24 vendimet e reja të Qeverisë

Qeveria e Kosovës, gjatë ditës së hënë ka mbajtur mbledhjen e 11-të me radhë. Në këtë takim mes kryeministri Albin Kurti dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar, u miratuan plot 24
Go toTop