April 20, 2026
1 min read

“Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet VV-së”, Abdixhiku zbulon detaje nga takimi

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke bërë të ditur se ky i fundit ka kërkuar që pozita e presidentit t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje.

“U përpoqa, provova, nuk arrita fatkeqësisht. Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet VV-së. Unë refuzova të flasim për çdo gjë tjetër pa u trajtuar çështja e presidentit”, tha Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se edhe ky takim nuk prodhoi rezultat, duke theksuar se nuk është arritur marrëveshje.

Ndërkohë, Abdixhiku foli edhe për mundësinë e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në LDK, parti të cilën e udhëheq.

Ai tha se një përafrim i Osmanit me LDK-në do të ishte një lajm i mirë për Kosovën, duke theksuar se ky mbetet një nga qëllimet e tij dhe se për këtë do të punojë deri në ditën e fundit.

Latest from Blog

Go toTop