April 20, 2026
1 min read

“Kemi pasur dy propozime”, Abdixhiku zbulon ofertat e tij në takim me Kurtin

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke sqaruar propozimet që, sipas tij, i ka paraqitur gjatë takimit  që përfundoi pa rezultat.

Ai bëri të ditur se kanë qenë dy propozime nga ana e tij.

“Ne kemi pasur dy propozime deri më tani. I pari ka qenë për pjesëmarrje në qeveri, ku LDK-së i jepej pozita e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri. Propozimi i dytë ka qenë pozita e kryeparlamentarit, por në të dy rastet ka pasur insistim që pozita e presidentit të mbetet te Vetëvendosje”, ka deklaruar Abdixhiku.

Latest from Blog

Go toTop