April 20, 2026
1 min read

Pas muajsh insistimi për Haxhiun si kryeparlamentare, Kurti ishte gati t’ia ndryshojë pozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit më kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se bisedimet kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi kjo parti i refuziu dy ofertat e tyre.

E para ishte për bashkëqeverisje me LVV-në, që ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera, ndërsa e dyta për kryeparlamentarin.

Kurti e konfirmoi që ishte i gatshëm t’ia ndryshonte pozitën kryeparlamentares Albulena Haxhiu.

“Nga oferta e dytë, propozuam që nënkryetari i LDK-së t’i ndërrojë vendet me kryetaren e VV-së [Albulena Haxhiun]. Por nuk u pranua një gjë e tillë. Por nuk mund të thuhet që Vetëvendosje insiston në të tri pozitat.” – tha Kurti.

Latest from Blog

Go toTop