April 20, 2026
1 min read

Kurti s’ka përgjigje kur pyetet për datën e zgjedhjeve

Shefi i qeverisë, Albin Kurti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka konsideruar asnjëherë që i takon posti i presidentit.

Para mediave pas takimit me kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun, ai deklaroi se LDK-ja e cila ka 15 deputetë, nuk beson që ka të drejtë ta kërkojë pozitën e kreut të shtetit.

“LDK nuk ka konsideruar asnjëherë që asaj i takon presidenti. Nuk mund të bëhem unë më LDK se vetë LDK-ja. Nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, unë nuk mund të ofroj diçka në negociata, çka nuk kërkohet. Nuk ka mundësi unë të ofroj çfarë ata më kanë thënë që nuk e kërkojnë, pra ekzistojnë disa rregulla në bisedime midis palëve. LDK me 15 deputetë nuk beson që ka të drejtë të kërkojë pozitën e presidentit, veç ka thënë që VV nuk ka të drejtë t’i ketë të tri pozitat”, tha Kurti për gazetarët.

Ndër të tjera, kryeministri theksoi se VV-ja propozoi Glauk Konjufcën për president, pasi ai është njeriu i dytë më i votuari në historinë e Kosovës.

“Nuk ua kemi propozuar dikë që ata e duan më pak se mua, por më shumë se mua”, u shpreh Kurti.

“Ne kemi provuar për kandidatë konsensualë dhe nuk kemi arritur, partitë nuk kanë sjellur asnjëra asnjë emër. Për neve kërkonin kritere por me ato kritere nuk kanë sjell ndonjë emër. Ne kemi propozuar njeriun e dytë më të votuar në historinë e Kosovës për të cilin ka mirëkuptim e dashamirësi dukshëm më lart se për mua. Sërish po të kishte ndonjë figurë konsensuale ne do ta pranonim, Konjufcën e kemi propozuar më pak se 30 ora që nga skadimi i atij afatit përkatës në natën ndërmjet 5-6 marsit. Ne e bëmë këtë që askush nuk po sjell asnjë emër, ky është problemi që kemi si qeveri meqenëse ka një lloj vullneti për të keqpërdorur faktin që duhet të qëndrojnë 80 veta në sallë”, shtoi kryeministri.

Ndërsa sa i përket një date të mundshme për zgjedhjet, Kurti zgjodhi të mos përgjigjet.

Latest from Blog

Go toTop