by
April 20, 2026
1 min read

Krasniqi: Nga sot ose bashkëqeverisje PDK-VV, ose zgjedhje të reja më të ashpra

Gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar se situata politike në vend mund të shkojë drejt dy skenarëve, bashkëqeverisjes mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ose zgjedhjeve të reja.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka thënë se në rast të zgjedhjeve të reja, ato pritet të jenë më të ashpra për shkak të kohës së shkurtër për organizim.

“Prej sot, ose kemi bashkëqeverisje mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, ose shkojmë direkt në zgjedhje. Dhe pres që këto zgjedhje të jenë tepër të ashpra, për shkak të kohës së shkurtër që kemi. Unë besoj se partitë politike kanë me kapitalizu këtë frustrim”, tha Krasniqi.

Latest from Blog

Aksident në rrugën e Kombit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës. Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë
Go toTop