by
April 20, 2026
1 min read

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhjen e një sasie të naftës

Gjatë ditës së sotme nga njësitet policore të stacionit ‘Veriu’ në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën ‘vjedhje’.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe falë punës hetimore dhe operacionale të zyrtarëve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është arritur identifikimi dhe arrestimi i tre personave nën dyshimin për vjedhjen e një sasie të naftës.

Sipas njoftimit personat e dyshuar janë:

V. I., mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

D. K., mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

R. K., mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Ata janë intervistuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë

Latest from Blog

Aksident në rrugën e Kombit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës. Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë
Go toTop