Shefi i Kabinetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po kërkon një komision të ri për Provimin e Jurisprudencës.
Tahiri tha se komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor.
Kreu i deputetëve të AAK-së theksoi se do të konsultohet me juristë që të mos lejohet Qeveria të ndërmarrë veprime kundërkushtetuese.
“Sot qeveria ka propozuar komision të ri për provimin e jurisprudencës. Ky komision duhet të emërohet nga Kuvendi. Me sa kam informacione, Komisioni aktual ka mandat deri në dhjetor. Si mund të emërohet një komision i ri derisa komisioni aktual ka ende mandat dhe cili është motivi i kësaj? Do të sigurohem që të konsultohem me juristë që të mos lejojmë qeverinë e VV-së të ndërmarë veprime kundërkushtetuese”, ka shkruar Tahiri.