April 21, 2026
1 min read

Rizvanolli: Çmimi i rrymës në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon

Teksa në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se çmimi i rrymës në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon.

Ajo ndër të tjera krahasoi çmimin e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të tjera në rajon.

“Duke qenë që kaq shumë flitet për çmimin e energjisë elektrike, dua ta them edhe një fakt. Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon. Gjatë vitit 2025 ka qenë mesatarisht 8.17 centë për një kW, ndërsa në Shqipëri ka qenë 11.6 centë”, u shpreh ministrja.

Latest from Blog

Go toTop