April 21, 2026
1 min read

Policia shqiptare del me sqarime për komunikimet e dyshimta me fëmijë nga dy gra iraniane

Policia e Shqipërisë ka dal me sqarime lidhur me raportimet se dy gra të mbuluara, me prejardhje iraniane, komunikonin me fëmijë në mënyrë të dyshimtë.

Sipas forcave të rendit, pas këtyre raportimeve, njësitë përkatese menjëherë janë marrë me rastin dhe kanë intervistuar këto dy gra.

“Shtetaset, me inicialet M. G. dhe A. G., u shoqëruan më datë 21.04.2026, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Nga verifikimet e deritanishme rezulton se këto shtetase janë me shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë, për arsye humanitare. Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, nuk ka rezultuar që këto shtetase të kenë kryer veprime të kundërligjshme ndaj të miturve.”, thuhet në njoftim.

Policia e shtetit shqiptar ka garantuar qytetarët se, në këtë rast, nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e të miturve.

Së fundmi, mediat në Shqipëri kanë raportuar për këto dyshime, duke ngritur rrezikun se këto gra kishin për qëllim rrëmbimin e fëmijëve. 

Latest from Blog

Go toTop