Mbledhja e Komisionit për Buxhet ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryesuesi i komisionit, Enver Haliti, tha se mbledhja mbetet e hapur për shkak të seancës plenare.
Të pranishëm ishin anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa munguan anëtarët e partive të tjera.
Në rend dite kanë qenë të parapara 12 pika:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-021 për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar.
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-022 për banim social dhe të përballueshëm, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar;
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar;
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-024 për lëndët plasëse, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar;
6. Shqyrtimi i projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, me rekomandimet e komisioneve të përhershme;
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-026 për shërbimet e pagesave, me rekomandimet e komisioneve të përhershme
8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar;
9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-028 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i nga aspekti i ndikimit financiar;
10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-029 për provimin e maturës shtetërore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar
11. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-030 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i ndikimit financiar;
12. Të ndryshme.