April 21, 2026
1 min read

Maqedonci dhe gjenerali Osborn riafirmojnë mbështetjen e SHBA-së për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua sot me agjutantin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Stephen Osborn.

Bashkë me Osborn, Maqedonci njofton se biseduan mbi avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndër-institucional.

“Bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të IOWA-s mbetet një ndër shtyllat kryesore në ngritjen e kapaciteteve tona operacionale dhe ndërveprueshmërisë me partnerët strategjikë.

Falënderoj Gjeneral Osborn dhe përmes tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj Kosovës dhe forcimit të ushtrisë sonë” u shpreh Maqedonci.

Ky është postimi i plotë i tij:

Kosova dhe SHBA vazhdojnë të forcojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sot prita në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të IOWA-s, Gjeneral Major Stephen Osborn, me të cilin biseduam për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona.

Theksuam rëndësinë e partneritetit të deritanishëm në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, si dhe u dakorduam për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë trajnimet, stërvitjet e përbashkëta dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të IOWA-s mbetet një ndër shtyllat kryesore në ngritjen e kapaciteteve tona operacionale dhe ndërveprueshmërisë me partnerët strategjikë.

Falënderoj Gjeneral Osborn dhe përmes tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj Kosovës dhe forcimit të ushtrisë sonë.

Latest from Blog

Go toTop