by
April 22, 2026
1 min read

“Vendimi i gjykatës ishte një qetësim shpirtëror për familjarët e Liridonës”

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla komentuar vendimin e gjykimit ndaj Naim Murseli, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Syla tha se vendimi ishte një qetësim shpirtëror për familjarët e viktimës.

“Familja e Liridonës e priti me shumë gëzim. Ishte një konkretizim i asaj çka prisnin të ndodhte. Për shkak që raste të tilla janë shumë të ndjeshme dhe duke e ditur që vendimin në fund të fundit e merr gjykata, përkundër që ishte kryer një administrim provash, ishin administruar aq shumë video-materiale, aq shumë inçizime, ekzaminime të telefonëve dhe shumë prova tjera, megjithatë duke e ditur që vendimin e merr gjykata dhe duke mos e ditur lartësinë e dënimit, asgjë nuk mund ta qetësonte familjen Ademaj derisa e dëgjuam bashkë me ta dënimin që e dha gjykata në emër të popullit dje. Ishte një qetësim shpirtëror për ta. Liridonën nuk ua kthen askush, qëndron kështu vazhdimisht si refren që familja Ademaj nuk kanë kërkuar asgjë më shumë se drejtësi. Drejtësi kërkuan, konsideroj që drejtësinë e morën”, tha ai.

Latest from Blog

Aksident në rrugën e Kombit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës. Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë
Go toTop