by
April 22, 2026
1 min read

Hajnat depërtojnë në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin dy armë nga kasaforta

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Fshati i Vjetër të Ferizajt, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë dy armë zjarri nga një kasafortë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur nga kasaforta dy armë zjarri, të cilat i kishte me leje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Latest from Blog

Aksident në rrugën e Kombit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës. Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë
Go toTop