by
April 22, 2026
1 min read

​Urgjenca për miratim të ligjeve në Kuvend, një komision mblidhet në mbrëmje

Nëntë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të mërkurën për të shqyrtuar një varg projektligjesh në lexim të dytë.

Një ditë para seancës plenare, ku në rend të ditës janë miratimi i tyre, komisionet do të shqyrtojnë projektligjet në mesin e tyre edhe Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg si dhe Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Gjatë ditës do të mbahet dëgjim publik në Kuvend edhe për Projektligjin për byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Po ashtu, komisioni për punë të jashtme do të mbajë një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

E komisioni për buxhet për t’ia dhënë aminin e fundit projektligjeve do të mblidhet në orën 20:00 të mërkurën.

Latest from Blog

Aksident në rrugën e Kombit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës. Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë
Go toTop