Mesditën e së martës nga Gjermania për në Kosovë është ekstraduar i dyshuari mashkull- kosovar, pasi ai dyshohet për vjedhje të rëndë të kryer në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit, më 17 korrik të vitit 2025.
I dyshuari, gjatë natës i maskuar vetë i dyti kishte hyrë në shtëpinë e të moshuarit A.L 85 vjeç, me ç’rast i kishin grabitur hiç më pak se 20 mijë euro.
Të moshuarit, po ashtu i ishin shkaktuar lëndime në trup. Pas plot 9 muajsh hetime, organet e rendit kanë arritur të identifikonin të dyshuarit e këtij rasti.
Menjëherë pas ekstradimit, prokurori i rastit ka intervistuar të dyshuarin dhe ai është dërguar në mbajtje.