April 23, 2026
1 min read

Gjuha seksiste e Gecit ndaj Çitakut, Tahiri: Ajo është frymëzim për të vazhduar përpara

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka thënë fjalë miradije për Sekretaren e Përgjithshme të kësaj partie, Vlora Çitakun, njëherësh nënkryetaren e Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se për Çitakun ka mirënjohje pasi sipas tij, ajo ngriti zërin e Kosovës në botë dhe kontribuoi në forcimin e saj si shtet.

“Ka momente kur ndalesh dhe reflekton për rrugën që kemi bërë si vend. Me mirënjohje për ata që e ngritën zërin e Kosovës në botë dhe kontribuuan në forcimin e saj si shtet, si Vlora Çitaku, që me dinjitet dhe guxim e mbrojti Kosovën në OKB. Frymëzim për të vazhduar përpara, me më shumë përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri për vendin tonë”, ka shkruar Tahiri.

Reagimi i deputetit vjen pasi Fatos Geci nga VV ka fyer rëndë nënkryetaren e Kuvendit duke përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, i ka thënë deputeti Geci, Çitakut.

Latest from Blog

Vdes Rexhep Qosja

Është ndarë sot nga jeta akademiku Rexhep Qosja. Ai u varros në prani të anëtarëve të ngushtë të familjes. Lajmi është bërë i ditur nga familjari i tij, Valjet Rexhepi: Njoftojmë se

Miratohet projektligji për çmimet tavan

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim,
Go toTop