by
April 23, 2026
1 min read

Shuarja e Qosjes, Konjufca: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelektual

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca tha se kolosi i fundit intelektual e la sot popullin kosovar.

“Për më shumë se gjysmë shekulli Rexhep Qosja ishte zëri i artikuluar me konsistencë i ndergjegjes sonë kombëtare. Shkencëtar, shkrimtar, akademik, profesor, veprimtar dhe kritik – kontributi i tij për studimin e letërsisë shqipe si dhe pasurimi i saj me vepra letrare si autor do të jetojnë gjithmonë.  Ai kurrë nuk u mjaftua vetëm me punën shkencore të kabinetit. Gjatë viteve ’80, në atë kohë kur ne ishim “popull i ndaluar”, profesor Qosja u shqua me guximin e tij të palëkundur për demaskimin e hapur të shtypjes së Serbisë mbi popullin shqiptar”.

“Kur erdhi koha e domosdoshmërisë së luftës së armatosur kundër okupimit Rexhep Qosja e kishte të qartë: vetëm mbështetja e UÇK-së na rreshton në anën e duhur të historisë. Progresiv me bindje, egalitar në qëndrime, gjithnjë kombëtar në veprime dhe humanist në vlera – Rexhep Qosja ka zënë vend si një nga figurat më të rëndësishme të kombit tonë. I tillë do të kujtohet gjithnjë për veprën dhe veprimtarinë e tij e cila prej sot do te studiohet me përqendrim edhe më të madh. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ministri.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop