by
April 23, 2026
1 min read

Shpallja e aktgjykimit për “Banjskën”, Gjykata njofton për masa të rrepta sigurie

Të premten e 24 prillit do të shpallet aktgjykimi në rastin e njohur “Banjska”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se seanca do të fillojë nga ora 15:00.

Bëhet e ditur se për arsye të organizimit të brendshëm dhe masave të sigurisë, hyrja në objektin e gjykatës do të jetë e mundur vetëm deri në orën 14:40, ndërsa pas kësaj ore nuk do të lejohet hyrja në objektin e gjykatës.

Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop