by
April 23, 2026
1 min read

Agresioni në Banjskë: Të arratisurit nën mbrojtje të Vuçiqit

Të premten e 24 prillit, Gjykata Themelore e Prishtinës do ta shpallë aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për aktin e agresionit në Banjskë më 24 shtator 2023.

Për të tre të akuzuarit që morën pjesë në sulmin terrorist ndaj Republikës së Kosovës, ku u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku, Prokuroria Speciale ka kërkuar burgim të përjetshëm.

Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Makismoviq, që u arrestuan ditën kritike të sulmit, janë në mesin e 45 personave për të cilët është ngritur akt akuzues kapital.

Pjesa tjetër, pra 42 persona në krye me kryeterroristin Millan Radoiçiq, tani jetojnë në arrati në Serbi, dhe janë të paarritshëm për drejtësinë kosovare.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop