by
April 24, 2026
1 min read

Nga rruga në Pejë në listat ndërkombëtare, arrestohet Sokol Krasniqi, i kërkuar për mashtrime me “call center” në disa shtete

Nuk ishte një ndalim i zakonshëm. Një kontroll rutinë në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, në orët e para të mëngjesit të 24 prillit, çoi drejt arrestimit të një personi që kërkohej nga disa shtete për mashtrime financiare.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Sokol Krasniqin (27 vjeç), i cili, pas verifikimit, rezultoi me urdhër-arrest ndërkombëtar aktiv.

Sipas të dhënave që kanë arritur përmes zyrës ndërlidhëse të ILECU, ai dyshohet për përfshirje në skema mashtrimi përmes “call center”, një formë e organizuar që ka prekur qytetarë jashtë vendit.

Nga një ndalim i thjeshtë në rrugë, situata mori tjetër drejtim. Brenda pak minutash, verifikimi e ktheu atë nga kalimtar në të kërkuar ndërkombëtarisht.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, Krasniqi është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti tashmë kalon në duart e njësive përkatëse dhe në koordinim me autoritetet ndërkombëtare.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop