by
April 24, 2026
1 min read

I vidhet vetura në varrim, i dyshuar për vjedhjen një zyrtar policor dhe djali i tij

Një rast i vjedhjes së rëndë të një veture ka marrë kthesë të papritur në Mitrovicë, ku në hetime janë përfshirë edhe një zyrtar policor dhe djali i tij.

Ngjarja është raportuar më 28 mars 2026, rreth orës 15:05, në fshatin Dumnicë e Poshtme, ku ankuesi B.M. ka deklaruar se gjatë kohës që ndodhej në një ceremoni varrimi, persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij të tipit “Peugeot”.

Pas raportimit, njësitë për hetimin e auto-krimeve kanë nisur veprimet hetimore, ndërsa më 30 mars vetura e vjedhur është gjetur në rrugën “Shteti i Arbërit”.

Gjatë hetimeve, policia ka arritur të identifikojë një automjet tjetër që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës. Sipas burimeve, kjo veturë rezulton të jetë në pronësi të një personi me inicialet B.M., nga Prishtina, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Me udhëzim të prokurorit, ai është ftuar fillimisht në cilësinë e dëshmitarit, por pas analizimit të deklaratës, rasti është referuar në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe i njëjti është trajtuar si i dyshuar për “Vjedhje të rëndë në bashkëkryerje”.

Po ashtu, në këtë rast është përfshirë edhe djali i tij, Herolind Murtezi, rreth 26-vjeçar, i cili konsiderohet i dyshuari kryesor, mëson Sinjali.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop