by
April 24, 2026
1 min read

Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Gjakovë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar për rastin e humbjes së jetës së një punëtori, që ndodhi të enjten në Gjakovë.

Sipas policisë punëtori ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku ka qenë duke punuar.

Rasti është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Lidhur me rastin e lartcekur në vendin e ngjarjes ka dal ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Latest from Blog

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime. Fillimisht, u miratua kërkesa për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumë prej 2,240,000 € (dy milionë
Go toTop