by
April 27, 2026
1 min read

BE-ja shpreh keqardhje, që Serbia s’ka marrë hapa ndaj përgjegjësve të Banjskës

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet në veri të Kosovës në vitin 2023, pas vendimit të fundit për rastin e Banjskës.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian e bëri këtë deklaratë duke komentuar vendimin e së premtes të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin tre serbë u shpallën fajtorë për sulmin në Banjskë.

Sipas vendimit të gjykatës, me burgim të përjetshëm janë dënuar Vlladimir Toliq dhe Bllagoje Spasojeviq, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burgim.

Latest from Blog

Go toTop