by
April 28, 2026
1 min read

Shtyhet në ora 14:00 seanca e Kuvendit, Haxhiu-opozitës: Jeni të obliguar me ligj të merrni pjesë në seancë

Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit është shtyer për orën 14:00.

Kështu ka bërë me dije kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila i lexoi edhe ligjet që obligojnë opozitën të marrin pjesë në seancë.

Duke qenë se as PDK, LDK e AAK nuk morën pjesë në seancën e orës 10:00, e që nisi në ora 11:00, Haxhiu iu dha edhe disa orë opozitës që të reflektojnë dhe të marrin pjesë në seancë, shkruan Demantim News.

Se a do e bëjnë ata këtë gjë, pritet të shihet në ora 14:00.

Latest from Blog

Go toTop