by
April 28, 2026
1 min read

VV zbutet pak, Nagavci: Përtej fajësimit e akuzave, të gjejmë zgjidhje…

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i ka bërë thirrje opozitës që të jenë pjesë e votimit për presidenten e Kosovës.

Ajo deklaroi se përtej fajësimit e akuzave, më e rëndësishmja është që të gjendet një zgjidhje rreth kësaj çështjeje.

“Tani ne jemi deputetë të zgjedhur kemi mandat politik që të marrim vendime të cilat konsiderojmë që janë në interes të qytetarëve. Seanca është ftuar me 40 nënshkrime, në seancë kemi qenë 61 deputetë dhe kemi filluar seancën. Ndërkohë që procesi i votimit me votë të fshehtë e lejon që deri në përmbyllje të procesit mund të marrin pjesë të gjithë deputetët që janë të interesuar. Ne këtë pikë, në momentin që u pa që nuk janë 61 vota në kuti, e dinim që Haxhiu e ndërpreu seancën për të vazhduar”, deklaroi Nagavci para mediave.

“Presim që të vijnë deputetët, konsideroj që përtej fajësimit ose hedhjes së akuzave, e rëndësishme është që të gjejmë zgjidhjen dhe të zgjedhim presidenten e vendit. Jemi të interesuar të zgjedhim presidenten dhe të shmangim zgjedhjet, edhe këtu ju bëj thirrje deputetëve të partive të tjera që të vijnë dhe të ofrojnë mundësi që të shmangim zgjedhjet e reja për më shumë të zgjedhim presidenten tashmë që kemi propozime të reja e konkrete”, shtoi ajo.

Ndërkohë seanca është shtyrë për në orën 13:00 pasi opozita nuk mori pjesë as sot.

Latest from Blog

Go toTop