Komuna e Vushtrrisë i ka bërë për hair dy vetura të reja. Që nga muaji maj e tutje, kryetari i kësaj komune Ferit Idrizi si edhe zyrtarët tjerë komunalë do t’i kenë në dispozicion ato.
Përmes E-Prokurimit, kjo komunë ka arritur të finalizojë me kontratë blerjen e dy veturave të reja.
Vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 92 mijë euro, ndërkaq ajo është arritur të finalizohet për hiç më pak se 90 mijë euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Baki Automobile Sh.P.K”.