by
April 29, 2026
1 min read

Pse s’ka ndriçim publik në Ferizaj? – flet drejtori Alberton Sahiti 

Disa qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mungesën e ndriçimit publik në Ferizaj.

Ankesat e tyre, ata i dërguan në emisonin “Fol me Arin”.

Por, duket se situata është pak më ndryshe se që paraqitet.

E për këtë temë direkt në emision ka folur drejtori i Shërbimeve Publike Alberton Sahiti.

Sahiti tha se kjo gjendje është për shkak të borxhit që komuna i ka KEDS-it.

“E dimë se Ferizaj po përballet me situatë jo të mirë financiare. Kontrata kolektive i ka marrë një pjesë të mirë të buxhetit e cila ka ndikuar direkt në mospagesën e faturave të KEDS-it”, deklaroi ai.

Ai theksoi se Komuna e Ferizajt po i shlyen obligimet në mënyrë graduale, dhe pas pagesës së faturave do të kyçet në ndriçim secila rrugë.

Latest from Blog

Go toTop