Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi nuk diskutoi me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun lidhur me mungesën e një anëtari në KQZ si dhe për hetimet ndaj komisionerëve të komisionit mbi dyshimet për manipulime me vota.
Kështu deklaroi gazetarja Qëndresa Tërshani.
“Radoniqi u pyet nga gazetarët edhe për një mungesë që e ka në trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai tha që për një anëtar mangu për çka po përplasen PDK dhe VV, nëse i takon subjektit më të madh politik, ose PDK-së si e dyta, ai tha se nuk e ka diskutuar këtë me Haxhiun, por as çështje të tjera që lidhen me komisionerët nën hetim”, tha Tërshani.