May 5, 2026
1 min read

Arrestohet pedofili në Prishtinë, rasti u raportua nga Piranjat

Dje është arrestuar 42-vjeçari Fatmir Gashi nga Prishtina i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri mashkull 15-vjeçar, pas raportimit të rastit në emisionin investigativ Piranja.

Sipas asaj që u publikua në emision, i dyshuari punonte si kamerier në një lokal që ndodhet përballë Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe Muzikës, ku dyshohet se ka krijuar kontakt me të miturin dhe më pas e ka ngacmuar në mënyrë të përsëritur.

Burime bëjnë të ditur se me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Hulumtimi investigativ që çoi në zbardhjen e këtij rasti është realizuar nga gazetarja Edona Gashi.

Latest from Blog

Go toTop