May 5, 2026
1 min read

Qeveria merr një vendim për sanksionet ndaj Rusisë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë nr.01/64, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Kjo bëhet me qëllim të linjëzimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së.

Vendimi në fjalë ka të bëjë me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, për luftën në Ukrainë.

Në kuadër të vendimit, Qeveria miratoi njëzëri ngrirjen e aseteve në Kosovë për personat dhe entitetet e sanksionuara, ndalimin e hyrjes (udhëtimi) në territorin e Kosovës, si dhe ndalimin e ofrimit të fondeve (direkt apo indirekt) për këta persona/entitete.

Latest from Blog

Go toTop