by
May 5, 2026
1 min read

Merr flakë një shtëpi në Kodër të Trimave në Prishtinë, zjarrfikësit dhe policia në vend të ngjarjes

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Në një video shihet shtëpia e përfshirë nga zjarri, ndërsa në vend të ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit të cilët po tentojnë lokalizimin e zjarrit.

Në vend të ngjarjes ka arritur edhe policia.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa IndeksOnline është në pritje të një përgjigje nga policia për rastin në fjalë. 

Latest from Blog

Go toTop