Policia e Kosovës ka nisur zbatimin e një plani të shtuar të kontrolleve në rajonin e Pristina, duke u fokusuar te autobusët dhe kamionët, në kuadër të programit ndërkombëtar ROADPOL, që ka filluar nga data 4 maj 2026.
Sipas policisë, gjatë dy ditëve të para të këtij operacioni janë evidentuar një numër i konsiderueshëm parregullsish në gjendjen teknike të automjeteve të kontrolluara. Këto shkelje lidhen kryesisht me elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë rrugore.
“Pas përfundimit të operacionit, opinioni publik do të njoftohet me rezultatet konkrete, si dhe me masat e ndërmarra ndaj drejtuesve të automjeteve dhe personave juridikë përgjegjës.Andaj, njoftohen të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të sigurohen që automjetet e tyre janë në gjendje të rregullt teknike, me theks të veçantë në:gjendjen e pneumatikëve,sistemin e drejtimit dhe frenimit,funksionimin e tahografit,kryerjen e rregullt të kontrolleve teknike periodike. Respektimi i këtyre standardeve është thelbësor për rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.”, thuhet në njoftimin e policisë.