May 6, 2026
1 min read

Rikthehet fruthi: 5 fëmijë në spital, prindërit s’i vaksinuan


Vaksinën nuk e morën, por sëmundjen po, ndaj si shkak i kësaj 5 fëmijë të prekur me fruth po trajtohen aktualisht në Klinikë Infektive.

Në mesin e tyre është edhe rasti që mori trajtim në intensivën pediatrike për 5 ditë, ngase ishte në gjendje të rëndë, për t’u rikthyer këtë të mërkurë në infektivë për rikuperim.

Për me tepër të gjithë këta pacientë të lindur me 2025, kanë pasur gjendje klinike të rëndë.

Fruthi si sëmundje ngjitëse mund të sjell edhe komplikime të rënda, duke mos e përjashtuar as vdekjen.

E, për Institutin e Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale,mos mobilizimi i instiucioneve  mund ta përmbysë Kosovën si rrëfim suksesi për imunizim.

Përgjatë 5 mujorit të këtij viti, 10 fëmijë janë diagnostikur më fruth, 9 nga ta me trajtim spitalor, me 2025 ishin regjistruar 72 raste, me 2024 vetëm 1, dhe pa asnjë vdekje të shënuar.

Një valë e tillë sikurse e tanishmja, ishte edhe më 2017.

Latest from Blog

Go toTop