May 8, 2026
1 min read

Aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, ish-policit të dyshuar për spiunazh

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas aktakuzës, Jevtiq, në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, dokumente zyrtare të klasifikuara që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, veprimet e pretenduara të të pandehurit kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe funksionimin institucional të Republikës së Kosovës.

Bojan Jevtiq, ish-togeri i policisë së Kosovës  u arrestua gjatë një aksioni të realizuar më 17 korrik të vitit të kaluar.

Latest from Blog

Go toTop