Punëtori, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese në Fushë-Kosovë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Kështu kanë bërë të ditur burime të spitalit, sipas të cilave punëtori ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe fytyrë.
Njëherësh, ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Policia për rastin në fjalë.