Një rrahje masive ka ndodhur sot rreth orës 8:50 në fshatin Zallq të Istogut.
Në përleshjen që ndodhi mes dy familjeve, janë të përfshirë shtatë persona.
Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Personat kanë lëndime të lehta trupore. Ata që të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Gashi.
Shkak i rrahjes ka qenë prishja e një miqësie mes dy familjeve.